Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)

27 Nëntor 2026 | 02:13

Karriera ushtarake po promovohet si një mundësi për punësim dhe zhvillim profesional për të rinjtë. Në Elbasan, Forcat e Armatosura organizuan një ditë të hapur, ku nxënësit patën mundësi të njiheshin nga afër me armatimin, pajisjet dhe mjetet ushtarake, si dhe me mundësitë për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare.

Përmes këtij aktiviteti, të rinjtë u njohën me profesionet që ofrohen në strukturat ushtarake, ndërsa për disa prej tyre ekspozita shërbeu edhe si një mundësi për të eksploruar alternativa të reja për karrierën e ardhshme.

“Mësuam për armët, mësuam për jelekët, mësuam për çdo material, për çdo makinë që nuk kishim dëgjuar më parë. Kjo ekspozitë na ndihmoi shumë të kuptojmë se çfarë mund të zgjedhim për të ardhmen. Mund të vazhdojmë mjekësinë, inxhinierinë, por edhe këtë fushë, Forcat e Armatosura. Ishte shumë interesante dhe na pëlqeu të gjithëve”, tha një nxënëse.

Për Elbasanin, qytet me një traditë të rëndësishme ushtarake, afrimi i brezit të ri me këtë profesion mbetet një sfidë. Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve, Gani Hida, vlerëson se krahas promovimit të karrierës ushtarake, rol të rëndësishëm në këtë drejtim kanë edhe familja dhe edukimi me ndjenjën e atdhedashurisë.

“Na duhet shumë kohë për të arritur aty ku kemi qenë. Ka ende shumë rrugë për të bërë. Së pari, duhet bindja e familjes. Së dyti, duhet parë nëse ai që zgjedh këtë profesion është atdhetar apo jo, sepse shohim që dikush mbaron shkollën dhe kërkon të largohet, ndërsa ne nuk duam të tillë. Në Elbasan ka familje që janë shumë dashamirëse ndaj ushtrisë, sepse qyteti ka qenë një qendër e madhe ushtarake. Ka pasur divizione, brigada, shumë veprimtari të tjera ushtarake dhe ka qenë një nga korpuset më të mira në shkallë republike në atë kohë”, tha Gani Hida.

Interesi për karrierën ushtarake po rritet edhe te vajzat. Sipas major Denisa Pëllumajt, prania e grave në uniformë dhe mundësitë për avancim profesional janë një shembull për të rejat që dëshirojnë t’i bashkohen Forcave të Armatosura.

“Në fakt, është interesante sepse interesi i femrave është gjithmonë në rritje. Siç mund ta shihni edhe sot, vajzat janë ato që janë më të interesuara për të ditur se si bëhet karrierë në Forcat e Armatosura. Sot ka shumë vajza nën uniformë, të cilat janë shembulli më i mirë për t’u treguar se si përparohet dhe si ndërtohet një karrierë ushtarake. I ftoj të gjitha të rejat e Republikës së Shqipërisë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, sepse është një nga mundësitë më të mira për të përfaqësuar denjësisht veten dhe për t’i shërbyer Republikës së Shqipërisë”, tha Denisa Pëllumaj.

Fushata e rekrutimit do të vijojë deri në muajin janar. Kandidatët që do të përzgjidhen do t’i nënshtrohen stërvitjes bazë, e cila është planifikuar të zhvillohet nga 22 shkurti deri më 30 prill 2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve është goditur në kokë nga një i dënuar...
21:53 | 26/11/2026

Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”

Gazetari Eni Ferahti, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e efekteve...
21:52 | 26/11/2026

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet një forcë e re politike, nisma nis mbledhjen e firmave

Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh dhe përfaqësuesish të diasporës kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”....
17:43 | 26/11/2026