Kuvendi i Kosovës ka miratuar shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Për shkarkimin e Malsore Gashi-Bajraktarit votuan 60 deputetë, asnjë kundër dhe një abstenuan. Eshref Shabani u shkarkua me 61 vota për, ndërsa Arlinda Demi me 60 vota për dhe një abstenim. Për shkarkimin e Arben Mehmetit votuan 61 deputetë.
Vendimi për shkarkimin e anëtarëve ishte proceduar paraprakisht nga Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili më 11 nëntor kishte miratuar me shumicë votash propozimin që anëtarët e Këshillit të liroheshin nga detyra.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka për funksion shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, si dhe monitorimin e institucioneve publike për zbatimin e rregullave të shërbimit civil.
Kuvendi: 62 mijë euro për komisionin hetimor për vrasjen e Zekajt - shkarkohen 4 anëtarë të KPMSHC-së
Top of FormBottom of Form-
Kuvendi miraton vendosjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji
-
Tahiri kërkon që të hiqet nga rendi i ditës pika për rekomandim të shkarkimit të katër anëtarëve të KPM-së
-
Opozita inicion kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës
-
Pushteti s’e voton rezolutën që kërkon masa urgjente për furnizimin e pandërprerë me barna esenciale
-
Pas tri seancave VV-ja voton anëtarët e Listës Serbe në komisione në pako me ata të partive tjera