Irani mohon sulmin me dronë në Kuvajt ku u vranë dy italianë: Nuk kemi kryer asnjë operacion ushtarak
Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me dronë në një objekt ushtarak në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë. Autoritetet italiane dhe ato kuvajtiane ia kanë atribuuar sulmin Republikës Islamike të Iranit.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, deklaroi se forcat e armatosura të vendit nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë zonë.
“Republika Islamike nuk ka ndërmarrë asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë rajon”, u shpreh ai, duke hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e Teheranit në ngjarje.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se katër punonjës ishin plagosur nga mbetjet e dronëve, pas një sulmi që, sipas autoriteteve kuvajtiane, ishte kryer nga Irani.
Në deklaratën e saj, ministria bëri të ditur se sulmi kishte shënjestruar një objekt me rëndësi jetike dhe se, pas interceptimit të dronëve, rënia e mbetjeve të tyre kishte shkaktuar plagosjen e katër personave, si dhe dëme materiale.
Ndërkohë, sipas autoriteteve italiane, nga sulmi humbën jetën dy teknikë italianë, të moshës 65 dhe 36 vjeç, të punësuar pranë kompanisë Rheinmetall Italia. Ata punonin në instalimet e mbrojtjes kundërajrore të Kuvajtit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime diplomatike, ndërsa Irani vijon të mohojë çdo përfshirje në sulmin që u mori jetën dy shtetasve italianë.
Shtatzëna e dënuar me 6 vite burg arratiset me makinën e policisë
Sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, humbin jetën dy italianë
Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)
- 03:28 Shtatzëna e dënuar me 6 vite burg arratiset me makinën e policisë
- 02:13 Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)
- 02:01 Sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, humbin jetën dy italianë
- 01:15 Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)
- 00:59 Deputeti i PD: Marrim 3 milionë euro në vit dieta, të ulim shpenzimet dhe pagesat nga Kuvendi
- 00:29 Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale