Luciano Spalletti u shpreh i kënaqur me përmbysjen dhe paraqitjen e Juventusit, që siguroi një fitore të thellë në “Europa League”, duke vlerësuar edhe lojtarët që aktivizohen më pak:
“Bëmë disa gabime në fillim, të cilat kundërshtarët i shfrytëzuan. Kjo na e vështirësoi lojën, pasi ndiem presionin dhe frikën e kundërsulmit. Më pas, Cambiaso i rregulloi disi gjërat me atë gol të mrekullueshëm dhe skuadra luajti më e qetë”.
Për lojtarët zëvendësues shtoi: “Nuk është e lehtë të gjesh menjëherë ritmin, sidomos kur ke qëndruar gjatë jashtë. Megjithatë, shënuam gola të bukur dhe në disa momente luajtëm shumë mirë. Jemi të kënaqur, ashtu si edhe tifozët që shijuan katër gola fantastikë”.
Për Ekhator: “Zhvilloi një ndeshje të mirë, por në pjesën e parë u shërbye shumë pak. E kërkuam tepër shpesh në zonë, ku kundërshtarët ishin të ngjeshur. Ai bëri mirë dhe meriton komplimente”.







