“Dita e Forcës”, FSK hap sot dyert për qytetarët, prezanton kapacitet ushtarake
Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë sot “Ditën e Forcës” nga ora 10:00- 13:30.
FSK në “Ditën e Forcës” hap kazermat për vizitorët, të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty.
Në njoftim thuhet se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren.
Ndërsa në kazermën “Adem Jashari” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



























