Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump bëri të ditur se në fokus të bisedimeve ishte situata ndërkombëtare dhe veçanërisht konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas raportimit të Bloomberg, dy zyrtarët diskutuan edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë Iranin dhe Groenlandën. Megjithatë, lufta në Ukrainë ishte tema kryesore e takimit. “Me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, folëm për Iranin, Groenlandën, por mbi të gjitha për Rusinë dhe Ukrainën”, deklaroi Trump.

Më tej, presidenti amerikan u shpreh se Putin dëshiron përfundimin e konfliktit. Deklarata vjen në një kohë kur vijojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, që nisi me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, Trump nuk dha detaje të tjera mbi ndonjë marrëveshje konkrete apo hapat e mundshëm për arritjen e paqes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: