Sneijder përfiton 65 mijë euro nga fanella që Sergio Ramos i dhuroi pas finales së Botërorit 2010

27 Nëntor 2026
8:38
Alfred Lleshi
back button

Ka fanella futbolli dhe relike të çmuara. E tillë është fanella që Sergio Ramos veshi në finalen e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, e cila është shitur në ankand për 65.126 euro.

Ish-futbollisti holandez Wesley Sneijder e kishte ruajtur këtë fanellë për 16 vjet, pasi e kishte marrë nga Ramos në përfundim të finales së fituar nga Spanja ndaj Holandës, falë golit të paharrueshëm të Andrés Iniesta në kohën shtesë.

Enlace de la subasta en MWS

Bëhet fjalë për fanellën me numrin 15, mëngë të gjata dhe stemat zyrtare të FIFA-s, të cilën Ramos e mbajti veshur gjatë të 120 minutave të finales në Johanesburg. Ajo u shit përmes platformës së specializuar “MatchWornShirt”, ndërsa blerësi është një koleksionist brazilian.

Camisetas de la colección de Sneijder

Një detaj interesant është diferenca e madhe mes dy relikeve: fanella që veshi vetë Sneijder në atë finale u shit për pak më shumë se 5.000 euro. Holandezi nuk ka nxjerrë për herë të parë në shitje kujtime të karrierës së tij. Vitet e fundit është ndarë edhe nga trofe e relike të tjera të lidhura me Botërorët e viteve 2010 dhe 2014.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit