Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:30, në Prishtinë.


Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 26.11.2026-09:30. Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/