Policia në Shtime zhvillon fushatë kundër garave të paligjshme me automjete
Policia në Shtime, në bashkëpunim me nxënësit e IAAP-së në këtë komunë, ka realizuar një fushatë vetëdijesuese për parandalimin e garave të paligjshme me automjete.
Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, aktiviteti është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Parandalimi i Garave me Automjete 2026”.
Gjatë fushatës, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete dhe kanë shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijesuese për rreziqet që paraqesin garat e paligjshme, shpejtësia dhe ngasja e pakujdesshme.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte vetëdijesimi i shoferëve dhe promovimi i sigurisë në trafik, duke i inkurajuar ata të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë.
Policia në Shtime ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/





























