Sharri habit me deklaratën, pohon se menaxhmenti i sugjeroi të mos krijojë lidhje brenda shtëpisë
Këngëtari Sharri ka bërë një deklaratë të papritur në dhomën e rrëfimeve, ku ka zbuluar se menaxhmenti i tij i ka sugjeruar të mos krijojë lidhje romantike gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ai u pyet për raportin me Anjezën, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie të mirë shoqërore.
Në përgjigjen e tij, Sharri zbuloi se kishte një marrëveshje me njerëzit e tij jashtë, sipas së cilës nuk duhej të krijonte lidhje me ndonjë vajzë brenda shtëpisë.
“Është arsyeja që njerëzit e mi jashtë, na jemi marrë veshë që unë mos me kriju najsend këtu brenda me naj çikë. Kanë dashtë edhe unë vetëm kam dashtë me hy për me lujtë. Është e vërtetë, s’kam luajt deri tash, nuk jam zgju hala prej gjumit, s’është mirë hiç”, u shpreh ai.
“Ata më kanë thënë që mos… edhe unë vetes i kam thënë që mos me u lidh këtu mrena, mos me kriju najsen. Menaxhmenti jem. Është karriera në pyetje”, deklaroi Sharri.
Ai shtoi se për momentin karriera është më e rëndësishme se dashuria. Artisti gjithashtu deklaroi se muzika ka qenë ëndrra e tij që në fëmijëri. /Telegrafi/







































