I dërgoi fotografi intime dhe mesazh ngacmues një gruaje, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një grua ka raportuar se një person i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë dhe i është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikatorë dhe tre fishekë.
“Viktima femër kosovare, raporton se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intim. I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq siç thuhet në raport i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/





























