Skuadra e drejtuar nga David Ferrer e eliminoi Austrinë me rezultatin maksimal 2-0.

Nuk pati nevojë që Carlos Alcaraz të zbriste në fushë për ndeshjen e dysheve, pasi Daniel Mérida Aguilar dhe Rafael Jódar e kryen me sukses detyrën.

Fillimisht, Mérida Aguilar mposhti Joel Josef Schwarzlerin me rezultat 6-4, 6-4.

Më pas, Jódar arriti ta përmbys meçin ndaj Jurij Rodionovit, duke fituar me rezultat 2-6, 6-0, 6-1.

Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Britaninë e Madhe, e cila eliminoi Gjermaninë me rezultat 2-1.

Çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Italia dhe Çekia.