VIDEO/ Skena të tmerrshme në Marsejë: Huliganët sulmuan tifozët e Levskit

VIDEO/ Skena të tmerrshme në Marsejë: Huliganët sulmuan tifozët e Levskit

09:29, 27/11/2026

Ndeshja e raundit të pestë të Ligës së Evropës midis Marsejës dhe Levski Sofjes u shoqërua nga incidente të rënda në tribuna. Mediat bullgare raportojnë se disa tifozë mbetën të lënduar gjatë përleshjeve.

Sipas portalit bullgar Gong.bg, huliganë të maskuar, mbështetës të klubit francez, u drejtuan drejt sektorit ku ndodheshin tifozët miq.

“Ultrasit mbanin kapuçë të zinj dhe ishin të armatosur me thika, shkopa dhe flakadanë. Ata marshuan në mënyrë kërcënuese drejt sektorit ku valëvitej flamuri bullgar, ndërsa policia dhe stafi i sigurisë nuk arritën të ndërhynin”, shkruan portali bullgar.

Si pasojë, shumë tifozë të Levskit u detyruan të largoheshin nga sektori i tyre, por situata nuk u qetësua as gjatë pushimit të ndeshjes.

I njëjti burim raporton se pasoi një sulm i ri ndaj sektorit të tifozëve miq, gjatë të cilit u përdorën edhe mjete piroteknike.

Mediat bullgare raportojnë gjithashtu për përdorimin e thikave gjatë trazirave, si dhe për lëndime mes tifozëve të Levskit, disa prej të cilëve u dërguan në spital.

Numri i saktë i personave të lënduar, si dhe shkalla e lëndimeve të tyre, mbeten ende të panjohura.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco