“Drejt Europës së bashku”/ Sot në Tiranë Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE, Rama: Tryezë me Komisioneren Marta Kos dhe liderët e rajonit

27/11/2026 09:25

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Përëndimor për Planin e Rritjes së BE.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku në një tryezë do të mblidhen liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. E pranishme do të jetë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në një postim në Facebook për aktivitetin kryeministri Rama shkruan: “Samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku.”

Ndërkohë për aktivitetin është zbardhur dhe agjenda.

Punimet e samitit do të nisin në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve, ndërsa në orën 10:30 do të mbahen fjalët hyrëse nga kryeministri Edi Rama dhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në orën 12:15 është parashikuar fotografia e përbashkët e liderëve pjesëmarrës, ndërsa samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe komisioneres Kos, në orën 12:30.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë

Top Channel