Tragjike! U hodh nga kati i gjashtë i pallatit në Astir, ndërron jetë 14-vjeçarja
Një lajm i trishtë ka tronditur familjen dhe të afërmit e 14-vjeçares Mishel Pelari (Ndokaj), e cila ka humbur jetën më 25 nëntor, pas 10 ditësh në luftë me plagët e rënda të marra nga rënia prej katit të gjashtë të një pallati në zonën e Astirit, në Tiranë.
E mitura ishte shtruar në Spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 16 nëntorit. Pavarësisht trajtimit intensiv dhe përpjekjeve të vazhdueshme të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, 14-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të marra.
Gjatë ditëve të qëndrimit në spital, familjarët dhe të afërmit e saj kishin bërë apel publik për dhurim gjaku, duke shpresuar se ndihma mund të kontribuonte në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të vajzës.
Megjithatë, pas dhjetë ditësh pritjeje dhe ankthi, familja mori lajmin tragjik për ndarjen e saj nga jeta. Humbja e 14-vjeçares ka lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e saj të dashur.
Ngjarja e rëndë në Astir, e regjistruar më 16 nëntor, kishte tronditur opinionin publik, ndërsa përpjekjet për shpëtimin e të miturës u ndoqën me shpresën se ajo do të mund t’ia dilte.
Ngushëllime familjes Pelari (Ndokaj) dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të parakohshme. U prehtë në paqe Mishel!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



