Në seancë është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Lidhur me mungesën e Hajdarit, gjyqtari ka bërë të ditur se ftesa për seancë i ishte dorëzuar në adresën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ajo nuk punon më. Ndërkaq, Hajdarit i është dorëzuar ftesa edhe në Kuvendin e Kosovës, ku aktualisht ushtron funksionin e deputetes.

Ndërkaq, Irfan Lipovica ka munguar pasi ndodhet nën hetim zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për shkak të mungesës së tyre, seanca e sotme nuk është mbajtur.