Bayern Munich qetëson përfaqësuesit e Musiala: Vetëm rikuperimi ka rëndësi, jo kontrata dhe paratë

27 Nëntor 2026
10:02
Telesport
back button

Vetëm rikuperimi ka rëndësi, jo kontrata. Ky është mesazhi që drejtuesit e Bayern Munich u përcollën përfaqësuesve të Jamal Musiala gjatë një takimi të zhvilluar së fundi.

FIFPRO kritikoi klubin gjerman, duke pretenduar se ekziston një “strategji e koordinuar për të ushtruar presion mbi Musiala”, pas krizës së fundit epileptike që lojtari pësoi gjatë stërvitjes.

Max Eberl, anëtari i bordit të Bayern Munich i përshkroi diskutimet si “shumë, shumë konstruktive”. “Biseda u përqendrua ekskluzivisht te mënyra se si ta kthejmë Jamal në fushë, në formën që ai shfaqi para dëmtimit muskulor që pësoi gjatë ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve,” deklaroi Eberl.

“Ky është i vetmi objektiv i Bayern Munich për momentin. T’i japim besim Jamal, pa prekur çështje që lidhen me paratë apo ndonjë gjë tjetër“, shtoi ai.

Disa figura të rëndësishme brenda Bayern kishin ngritur dyshime nëse Musiala mund të kthehej në nivelin e tij më të lartë, duke sugjeruar se zgjatja e kontratës, e nënshkruar vitin e kaluar, mund të mos e pasqyrojë më vlerën aktuale të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit