Europa League në flakë, Juventusi dhe Milani bëjnë ligjin, Rennes dhe Sparta pësojnë surpriza Goli i shënuar nga Diego Moreira në minutat e fundit në ndeshjen e Europa League me Olympiacos dhe që i dha fitoren 4-2 Milanit mbylli virtualisht ndeshjen, por festimi i futbollist belg ka shkaktuar polemika si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Pasi shënoi pikërisht përballë sektorit të tifozëve miq, Moreira qëndroi i palëvizur duke i fiksuar për pak çaste përpara se t’i jepte jetë një sekuence veprimesh të konsideruar provokuese; imitioi me dorë gjestin e trokitjes së derës, vuri dorën në vesh si për t’u shtirur se nuk dëgjonte asgjë dhe simuloi me këmbë hedhjen e derës me forcë.
Festimi i tij përballë tifozerisë greke nuk kaloi po u vënë re nga futbollistët e Olymiacos që reaguan menjëherë dhe shkuan t’i afrohen Moreirës. Në mënyrë të veçantë, Saliakas dhe Joao Silva u përballën drejtpërdrejt me Moreiran për të kontestuar gjestin e tij. Joao Silva lëvizi gishtin tregues në shenjë mosaprovimi duke u dhënë jetë një momenti tensioni me shtyrje, ndërsa me Saliakas pati një përballje pak përpara se situata të qetësohej.
Në fund të ndeshjes, Ruben Amorim reagoi ndaj asaj që ndodhi dhe nuk e justifikoi futbollistin e tij.
‘Nuk do të ndodhë më-tha trajneri i Milanit-Moreira është një djalosh, duhet të rritet. E dimë që atij nuk do t’i pëlqente nëse një gjë e tillë do ta bënin përpara tifozëve tanë. Është një përgjegjësi e imja, por nuk e bëri me keqdashje këtë veprim. Kërkoj ndjesë’.
Top Channel