Transportonin mbi 40 kilogramë kanabis drejt Laçit, në pranga shoferi dhe pasagjeri
Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Hermes Mihana, 25 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin, drejtuesi i automjetit, dhe Hidajet Karaj, 36 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasagjeri.
Të dy personat u kapën në rrugën e fshatit Selitë, ku gjatë kontrollit u gjetën 4 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 40.3 kilogramë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kishin siguruar lëndën narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatin Mafsheq dhe po e transportonin në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore manuale dhe automjeti tip “Mitsubishi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kallëzoi zinxhirin drejtues të Policisë për dhunën në protesta, Erald Kapri shkon në SPAK
Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)
Trafikimi i një të miture, Prokuroria e Shkodrës thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të fëmijës
- 10:21 Kallëzoi zinxhirin drejtues të Policisë për dhunën në protesta, Erald Kapri shkon në SPAK
- 10:17 “Nuk e tradhtova vendin tim”, letra e De Gennaros: Pas pak minutash s’do të jem më. Një i dënuar me vdekje nuk mund të gënjejë
- 10:13 Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)
- 10:06 Aksident masiv në Zvicër, përplasen 37 automjete! 6 të plagosur
- 10:06 X prezanton për herë të parë kontrollet prindërore për adoleshentët e moshës 13-17 vjeç
- 10:01 Spanja drejt zgjedhjeve vendimtare! Sanchez në betejë për pushtet, e djathta ekstreme synon qeverinë