Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

FMN: Pragu prej 5 milionë lekësh i TVSH-së siguron një ekuilibër të përshtatshëm

Share Share Icon

Për të shtatën herë në tri dekada, Shqipëria po ndryshon pragun e regjistrimit të detyrueshëm në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Nga 2 milionë lekë në vitin 1996, pragu është rishikuar disa herë, duke arritur në 10 milionë lekë në janar të vitit 2021, për t’u përgjysmuar sërish në 5 milionë lekë nga 1 janari 2027.

Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Ndër vite, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka qenë përgjithësisht kundër uljes së ndjeshme të pragut të regjistrimit në TVSH, duke argumentuar se kostot e administrimit të tatimit për një numër të madh biznesesh të vogla tejkalonin përfitimet e pritshme.

Në veçanti, Fondi kundërshtoi uljen e pragut nga 5 në 2 milionë lekë në vitin 2018, duke paralajmëruar se masa do të shtonte barrën e administratës tatimore, pa pasur ndikimin e pritshëm në reduktimin e evazionit fiskal. Edhe analizat e mëvonshme të FMN-së evidentuan vështirësitë e administratës tatimore në menaxhimin e zgjerimit të numrit të subjekteve të regjistruara në TVSH.

 

FMN kërkon rishikimin  e uljes së pragut të TVSH për bizneset e vogla

 

Këtë herë, në deklaratën e përfundimit të misionit të Nenit IV, FMN mbështeti uljen e pragut në 5 milionë lekë, si një masë në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore.

E pyetur nga “Monitor” se pse ka ndryshuar qëndrim në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, FMN argumenton se vlerësimi i ri mbështetet në të dhënat dhe analizat më të fundit.

“Për qeveritë në mbarë botën, përcaktimi i pragut të regjistrimit për TVSH-në kërkon gjetjen e një ekuilibri ndërmjet përfitimeve nga rritja e të ardhurave tatimore, neutralitetit të sistemit tatimor në trajtimin e bizneseve të madhësive të ndryshme dhe kostove administrative e të përmbushjes së detyrimeve tatimore.

Bazuar në të dhënat dhe analizat më të fundit, vlerësimi ynë është se një prag prej 5 milionë lekësh siguron një ekuilibër të përshtatshëm ndërmjet këtyre objektivave”, thuhet në përgjigjen e FMN-së për “Monitor”.

Megjithatë, Fondi tërheq vëmendjen për sfidat që shoqërojnë zbatimin e masës dhe nevojën që administrata tatimore të mbështesë bizneset që përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH-së.

“Zbatimi efektiv i kësaj mase kërkon që administrata tatimore të regjistrojë dhe të mbështesë tatimpaguesit që përfshihen rishtazi në skemën e TVSH-së, si dhe të monitorojë nga afër deklarimin, pagesën e detyrimeve tatimore dhe rreziqet e nëndeklarimit të xhiros”, thekson FMN.

Në një këndvështrim më të gjerë, sipas Fondit, prioritet për Shqipërinë mbetet zgjerimi i bazës tatimore, racionalizimi i mëtejshëm i shpenzimeve tatimore dhe forcimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore. Këto masa do ta ndihmonin vendin të përmbushte nevojat për zhvillim brenda kuadrit aktual fiskal, i cili, sipas FMN-së, i ka shërbyer mirë Shqipërisë.

 

Rreth 17,500 biznese shtesë në skemën e TVSH-së, so paguajnë 3.5 miliardë lekë më shumë

Kuvendi miratoi mbrëmjen e së enjtes, me 80 vota, paketën fiskale të vitit 2027, pjesë e së cilës është edhe përgjysmimi i pragut të regjistrimit në TVSH.

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

 

Pragu i ri është përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 28 tetor 2026, dhe do të zbatohet nga 1 janari 2027.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave, nga ulja e pragut pritet të përfshihen në skemën e TVSH-së rreth 17,500 subjekte shtesë, ndërsa efekti financiar në të ardhurat buxhetore llogaritet në 3.5 miliardë lekë.

Ulja e pragut është kundërshtuar nga përfaqësuesit e biznesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë, të cilët kanë paralajmëruar për rritje të kostove administrative, presione mbi çmimet dhe rrezikun e nxitjes së nëndeklarimit të xhiros. Ndryshimet e shpeshta të pragut, sipas tyre, kanë krijuar gjithashtu pasiguri për bizneset e vogla në planifikimin e aktivitetit ekonomik.

 

Tatimet, regjistrimi do të bëhet automatikisht mbi bazën e xhiros së vitit 2026

Administrata Tatimore ka sqaruar se të gjitha bizneset që gjatë vitit 2026 kanë realizuar një qarkullim mbi 5 milionë lekë do të regjistrohen automatikisht në skemën e TVSH-së, edhe nëse e kanë tejkaluar pragun e ri me vetëm një lek.

Për subjektet që preken nga ndryshimi, kalimi në skemën e TVSH-së do të kërkojë një sërë përgatitjesh. Bizneset duhet të dorëzojnë inventarin e mallrave në gjendje më 31 dhjetor 2026, ndërsa e drejta e kreditimit të TVSH-së do të njihet vetëm për mallrat e blera gjatë 12 muajve të fundit, për të cilat disponojnë dokumentacionin tatimor përkatës.

Subjektet që aktualisht faturojnë nëpërmjet platformës SelfCare dhe nuk disponojnë një program të certifikuar faturimi duhet të pajisen me të, ndërsa ato që kanë një program ekzistues duhet ta përditësojnë përpara fillimit të vitit të ri.

Me hyrjen në skemën e TVSH-së, bizneset do të kalojnë në deklarimin dhe pagesën mujore të TVSH-së, si dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Librat e shitjeve dhe blerjeve do të gjenerohen automatikisht nga sistemi i fiskalizimit, ashtu si dhe paraplotësimi i deklaratës mujore të TVSH-së.

Tatimet u kanë kërkuar bizneseve të nisin që tani përgatitjet, duke verifikuar xhiron, dokumentacionin e blerjeve dhe inventarin, për të shmangur problematikat në faturim dhe deklarim nga 1 janari 2027.

 

Ndryshon pragu i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH, tatimet sqarojnë procedurên

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe struktura e një ekonomie që g...

4 hours më parë 3 Min Lexim

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, s...

7 hours më parë 13 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!