• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

by Sport Sport
November 27, 2026
in Aktualitet, Kronikë
U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të 4 personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air Albania” me një “Audi” të blinduar dhe një armë zjarri brenda në makinë.

Efektivi i Gardës së Republikës, Erion Ramas, dhe dy ushtarakët e batalionit Special “Komando” në Zall-Her, Leonard Murataj dhe Ernest Selmani, janë lënë në masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Ndërsa për personin tjetër të arrestuar, Ilir Shyti, djalin e Roland Shytit, “Mustaqekuqit” të Lushnjës, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vendimi i gjykatës u bazua mbi kërkesën e prokurorit të çështjes, Albert Kuliçaj, i cili argumentoi kërkesën për masat “Detyrim paraqitje” dhe “Arrest shtëpie” me faktin se ende nuk është zbuluar se kujt i përket autorësia e armës pa leje që u gjend brenda makinës së blinduar.

Asnjëri nga personat e arrestuar nga policia kriminale, gjatë marrjes në pyetje në policinë e Tiranës, nuk ka pranuar autorësinë e kësaj arme, duke mohuar se i përkiste ndonjërit prej tyre. Por çudia ka ndodhur në orët e mesnatës.

Teksa 4 personat ndodheshin të izoluar në dhomat e shoqërimit në policinë e Tiranës, një person anonim ka mbërritur në ambientet e policisë, duke pretenduar se ai ishte personi që kishte armën pa leje të sekuestruar në makinën e blinduar, ku udhëtonin Ilir Shyti dhe 3 bodyguardët e tij ushtarakë.

Një veprim i çuditshëm, ku një person anonim shfaqet në polici për t’u vetëinkriminuar në një armëmbajtje pa leje, ka habitur edhe punonjësit e policisë, të cilët nuk e kanë trajtuar fare për ta marrë në pyetje apo t’i marrin gjurmët e gishtave.

Personi anonim ishte një skenar i avokatëve për të “gjetur” autorin e armës pa leje. Por gjurmët e gishtave u janë marrë vetëm Ilir Shytit, Leonard Muratajt, Ernest Selmanit dhe gardistit Erion Ramas.

Gjurmët e tyre dhe arma pistoletë janë çuar në laborator për ekspertim, me qëllim krahasimin. Nëse ndonjërit prej tyre do t’i dalë gjurmë gishti në pistoletë, atëherë do të përcaktohet shkencërisht edhe autorësia se kujt i përket kjo armë zjarri e gjendur në makinë.

Ndërkohë, edhe makina e blinduar ka qenë pa letra, me targa polake, duke mos pasur asnjë pronar.

Previous Post

Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

U kapën me armë në Audin e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët

November 27, 2026
Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

November 27, 2026
Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

November 27, 2026
Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

November 27, 2026
Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

Më shumë taksa për qytetarët, privilegje për hotelet luksoze! Çfarë miratoi Kuvendi në mesnatë?

November 27, 2026
Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për 27 nëntor 2026: Dashuria, karriera dhe paratë

November 27, 2026
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit, 27 Nëntor 2026

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit, 27 Nëntor 2026

November 27, 2026
“Përgjigjet e sakta, 0 pikë’/ Infermieri denoncon QSHA-në: Gabimet e sistemit na kushtojnë vendin e punës!

“Përgjigjet e sakta, 0 pikë’/ Infermieri denoncon QSHA-në: Gabimet e sistemit na kushtojnë vendin e punës!

November 26, 2026
Lala jep detaje për kallëzuesin në SPAK të Spiropalit dhe familjarëve të saj

Lala jep detaje për kallëzuesin në SPAK të Spiropalit dhe familjarëve të saj

November 26, 2026
Dhuna në IEVP Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin! E goditi me ekspres kafeje në kokë

Dhuna në IEVP Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin! E goditi me ekspres kafeje në kokë

November 26, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL