Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi është thirrur në lidhje me kallëzimin penal që ka depozituar ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Kallëzimi është bërë pas denoncimeve të protestuesve për dhunë policore gjatë tubimeve kundër qeverisë, të cilat vijojnë prej disa muajsh.
Sipas raportimeve, Kapri ka kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Policisë së Shtetit për veprimet e efektivëve ndaj protestuesve, duke pretenduar se gjatë tubimeve janë përdorur metoda të dhunshme ndaj qytetarëve.a.b





