Një sasi e dyshuar tritoli është gjetur mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Lënda plasëse është konstatuar e pashpërthyer, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekspertët xhenierë, për neutralizimin e rrezikut.
Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit dhe aktualisht po ndërton një pallat në të njëjtën lagje. Për këtë arsye, një nga pistat që po hetohet është ajo e një kërcënimi të mundshëm për shkak të aktivitetit të tij në sektorin e ndërtimit.
Deri më tani nuk ka një motiv zyrtar për ngjarjen. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.













