Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen në rrugën “Selishte” në Kamëz, ku rruga është shtruar së fundmi, por nuk janë parashikuar kanalet e nevojshme për largimin e ujërave të shiut.
Si pasojë, sa herë që ka reshje, uji grumbullohet në rrugë dhe banorët mbeten pa mundësi për të kaluar normalisht.
“Kur bie shi, nuk kemi nga të kalojmë. Uji nuk ka ku të shkojë, pasi rruga nuk ka kanalizime”, shprehet qytetari, i cili kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.
Banorët kërkojnë një zgjidhje sa më parë, pasi situata po u vështirëson jetesën dhe lëvizjen e përditshme.
Apeli i tyre është për institucionet përgjegjëse: A do të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi?