E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama hap Samitin: Është moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Europën

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën hapëse në tryezën e përbashkët të diskutimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Në fokus të takimit janë Plani i Rritjes, integrimi ekonomik dhe transformimi i rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian.

Rama e cilësoi këtë një moment vendimtar si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për Europën, duke theksuar rëndësinë e procesit të ri të integrimit, i cili mbështetet në reforma dhe konvergjencë ekonomike.

Kreu i qeverisë nënvizoi se vendet e rajonit nuk mund të presin anëtarësimin në BE për të përfituar nga integrimi, por qytetarët duhet të kenë mundësi që tani të përfitojnë nga standardet dhe të drejtat që ofron Bashkimi Europian.

“Qytetarët tanë nuk duhet të presin për të përfituar nga mundësi më të mira dhe të bëhen pjesë e zinxhirëve të BE-së. Nuk duhet të presin që të korrin përfitimet e integrimit”, u shpreh Rama, duke shtuar se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka ardhur në rritje.

Reklamë

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Europian dhe përgjegjësitë që kanë vendet e rajonit për të përmbushur reformat dhe për të arritur rezultate konkrete.

“Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe mundësi. I dimë dhe i njohim përgjegjësitë tona”, deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri vlerësoi përfitimet që sjell bashkëpunimi me BE-në, veçanërisht në drejtim të transferimit të dijes dhe ndërtimit të institucioneve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.