Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar

27 Nëntor 2026 | 10:35

Zbatimi i Planit të Rritjes dhe ritmi i reformave që lidhen me integrimin europian janë në fokus të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet këtë të premte në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave janë mbledhur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe drejtues të tjerë të vendeve të rajonit, mes tyre kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa diskutimet përqendrohen te përmbushja e reformave të kërkuara, zbatimi i mekanizmave të Planit të Rritjes dhe integrimi gradual ekonomik i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Në nisje të samitit, kryeministri Rama e cilësoi periudhën aktuale si një moment vendimtar për Ballkanin.

“Ky është një moment vendimtar për Ballkanin”, deklaroi kreu i qeverisë.

Samiti synon të përcaktojë prioritetet e bashkëpunimit rajonal dhe hapat e mëtejshëm për afrimin me BE-në.

Në përfundim të takimit, në orën 12:30, Rama dhe komisionerja Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë

Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes që po zhvillohet në Tirane e ka cilësuar si një moment...
10:44 | 27/11/2026

Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama në...
10:13 | 27/11/2026

Rama publikon mesazhin e mëngjesit: Sot në Tiranë samiti i Planit të Rritjes me liderët e Ballkanit dhe Marta Kos

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë një mesazh për samitin e Planit të Rritjes (Growth...
08:03 | 27/11/2026