Një sasi lënde plasëse është gjetur e pashpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse është konstatuar në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen "Mark Lula".
Pas konstatimit të saj është njoftuar policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë.
Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe ekspertët gjenio për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit.
Shtetasi Emiljan Gjonej sipas burimeve nga vendngjarja merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen "Mark Lula" është duke u ndërtuar nga ana e tyre dhe ka dyshime se ngjarja lidhet pikërisht për shkak të ndërtimeve.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar që nuk janë zbuluar ende.
© SYRI.net