Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se i kishte thënë udhëheqësit rus Vladimir Putin javën e kaluar se do të donte të shihte Rusinë të tërhiqej nga agresioni ushtarak kundër territoreve në të gjithë Evropën me shpresën se kjo mund të çonte në një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë.
“Gjatë bisedave të mia në Kinë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja Presidentin Putin të tërhiqte të gjitha agresionet ushtarake kundër territoreve në të gjithë Evropën, me shpresën se një marrëveshje mund të arrihet midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo shpejt”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
“Unë vërtet besoj se kjo është një mundësi e fortë – Mijëra njerëz po vriten çdo muaj, NJË GJAKDRAHJE E PLOTË”, tha Trump.
Trump ka kërkuar shpesh një përfundim të negociuar të luftës në Ukrainë, por fraza “territore në të gjithë Evropën” sugjeron territore përtej fushëbetejës në Ukrainë.
Trump nuk dha detaje se çfarë sjelljeje po i kërkonte Putinit të ndalonte. Që kur filloi pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, vende të tjera e kanë akuzuar herë pas here Rusinë për sjellje provokuese, shkruan Reuters.
Më vonë të enjten, Trump përsëriti pikëpamjen e tij se Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje. Por Trump, i cili shpesh e ka konsideruar diplomacinë si një çështje marrëdhëniesh personale , tha se armiqësia midis udhëheqësit rus dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri negociatat të vështira.
“Problemi më i madh i asaj marrëveshjeje është fakti se keni dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, u tha Trump gazetarëve në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku po kalonte festën e Falënderimeve.