Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, për angazhimin e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë fjalës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.
Rama vlerësoi rolin e Kos në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit, duke e cilësuar atë një zë të fortë si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian.
“Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në. Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te procesi i zgjerimit, të cilin e cilësoi si një përfitim jo vetëm për vendet kandidate, por edhe për Bashkimin Evropian.
“Bindja ime është e fortë se për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm”, tha ai.
Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar
Zv.kryetari i Kuvendit të Serbisë mbërrin në Pallatin e Brigadave, pritet nga ministri Hoxha
- 10:44 Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë, por kemi ende shumë punë për të bërë
- 10:35 Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes në Tiranë, Rama: Moment vendimtar
- 10:33 Mbërrin Kurti në Pallatin e Brigadave, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
- 10:32 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, parashikohen kufizime në qarkullim
- 10:30 Radhë të gjata në kufirin Estoni-Rusi përpara mbylljes, familjet në ankth për ndarjen (VIDEO)
- 10:27 Zv.kryetari i Kuvendit të Serbisë mbërrin në Pallatin e Brigadave, pritet nga ministri Hoxha