Halit Valteri emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Samiti i Ballkanit Perëndimor po mbahet sot në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus është procesi i integrimit evropian, reformat dhe konvergjenca mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalës së tij në samit, kryeministri Edi Rama shprehu entuziazmin për nisjen e procesit të ri të integrimit evropian, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë të vendeve të tyre në BE për të përfituar nga mundësitë që ofron Unioni.
“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal.
Na duhet të themi se vitet e fundit konvergjenca mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është rritur. Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Ne të gjithë kemi mbrojtur idenë se qytetarët tanë s’duhet të presin për të korrur përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët. Qytetarët tanë duhet të gëzojnë që tani, gradualisht, të drejtat që gëzojnë qytetarët e BE-së.
Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, deklaroi Rama.
Top Channel