Pas vitesh të tëra duke ecur krah për krah si dy yje të pandashëm të skenës Rilindase, si Donika me Skënderbeun, me drama e skenarë të shkruar me dorë të fortë, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se Elisa Spiropali është "e lirë" nga ai dhe nga Partia Socialiste, duke shënuar kështu ndarjen e tyre përfundimtare.
Fundi i kësaj epoke bashkëpunimi vjen pasi për vite me radhë u duk sikur asnjë fjalë, post apo mikrofon nuk mund t'i ndante, me Spiropalin gjithmonë në vijën e parë për të mbrojtur çdo kthesë të liderit.
Tani, me një "je e lirë" të thënë me qetësinë e atij që e ka shkruar vetë skenarin, ajo lihet të provojë se sa e dhimbshme është ndarja kur të hiqet edhe posti partiak.