Moti i keq në SHBA, kamioni për pak sa nuk bie nga një urë! Shpëton shoferi (VIDEO)

27 Nëntor 2026 | 11:08

Një aksident i rëndë u regjistrua të enjten në Toledo të Ohajos, kur një kamion postar u gjet i varur në një urë, mes motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara.

Mjeti i rëndë u ndal midis një daljeje nga autostrada dhe një ure të ngritur, pa raportuar për të lënduar. Sipas CBS News, ekipet e emergjencës arritën ta nxirrnin kamionin përsëri në rrugë.

Departamenti i Transportit i Ohajos e quajti incidentin “një pamje shumë të pazakontë”, duke falënderuar ekipet që nxituan në vendngjarje për ndihmën e tyre “edhe gjatë festave, edhe kur është ftohtë dhe bie shi”.

Një valë e fuqishme moti të keq po godet shtetet e Midwest dhe Verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, erëra me forcë stuhie dhe përmbytje të përhapura, ndërsa rritja e niveleve të ujit po shkakton probleme edhe në bregdetin perëndimor të vendit.

Moti i keq ndodh gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimit të vitit, pasi më shumë se 80 milionë amerikanë pritej të udhëtonin këtë javë për Ditën e Falënderimeve.

Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, 460 fluturime u anuluan të enjten ndërsa 2,508 fluturime të tjera u vonuan për në, nga dhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani pret Arabinë Saudite dhe Turqinë në Islamabad, në fokus pakti i mbrojtjes kundër sulmeve të Huthëve

Pakistani po pret bisedime me Arabinë Saudite dhe Turqinë të premten, si pjesë e marrëveshjes trepalëshe të mbrojtjes që përcakton se një sulm kundër cilitdo...
11:03 | 27/11/2026

Radhë të gjata në kufirin Estoni-Rusi përpara mbylljes, familjet në ankth për ndarjen (VIDEO)

Radhë të gjata me njerëz janë formuar në kufirin e Estonisë me Rusinë përpara mbylljes së planifikuar më 1 dhjetor. Vendimi, i nxitur nga shqetësimet...
10:30 | 27/11/2026

Aksident masiv në Zvicër, përplasen 37 automjete! 6 të plagosur

Një aksident zinxhir është regjistruar këtë të premte në autostradën A1 në Zvicër, në afërsi të Kemptthalit, në Zyrih. Përplasja zinxhirore ka përfshirë gjithsej 37...
10:06 | 27/11/2026