Shqipëria ka marrë deri tani 212,8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, prej të cilave 64,5 milionë euro në parafinancim, 99,3 milionë në këstin e parë dhe 49 milionë në të dytin. Në samitin e Tiranës, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të kërkuara dhe do të marrë 185,6 milionë euro të tjera.
Lajmi kryesor:
Plani i Rritjes/ Shqipëria do të marrë 185,6 mln € të tjera! Kos: Hapim më shumë sektorë të tregut unik të BE-së për rajonin! Rama: Qytetarët të përfitojnë që tani
LAJMET MË TË VLERËSUARA






