Moti i keq në Gjirokastër, përgjegjësi i Emergjencave Civile bën bilancin, si paraqitet situata
Në territorin e Qarkut Gjirokastër përgjatë 48 orëve të fundit është regjistruar mot i keq me reshje shiu. Në përgjithësi reshjet kanë qenë me intesitet të ulët ndërsa nuk kanë shkaktuar problematika të theksuara.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile Edmond Avdalli u shpreh se mëngjesin e sotëm shqetësim ka qenë furnizimi me energji elektrike në zonën malore të Dropullit ndërsa stafet e OSHEE kanë punuar gjatë së premtes duke rikthyer energjinë për banorët. Strukturat e emergjencave në rang Prefekture janë në gatishmëri për të evituar problematikat që mund të krijojë moti i keq për banorët.
“Perfekti i qarkur lajmëroi të gjithë kryetarët e bashklive që të merreshin masa për këtë situatë. Nga të gjitha bashkitë u morën masat, u njoftuan banorët pranë shtateve të lumenjve të kufizoninlëvizje. Shiu ka përfunduar. Nuk kemi pasur probleme në tokat bujqësore. Lumenjtë janë brenda shtrateve të tyre. Aktualisht nuk kemi problematika. Furnizimi me energji dhe ujë janë në normalitet. Probleme janë shfaqyr në orët e para të mëngjesit ku kishte ndërprerje vetëm në Dropull, në fshatin Pepel. OSHE është në terren. Rrugët rurale patën probleme dhe aktualisht janë në normalitet”, tha Edmond Avdalli.




