Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Raporti i BB: Një krizë globale e turizmit mund t’i kushtojë Shqipërisë 7% të PBB-së

Share Share Icon

Ekonomia shqiptare mund të pësojë një tkurrje prej rreth 7% në rast të një krize globale të turizmit dhe transportit ndërkombëtar, më shumë se dyfishi i tkurrjes së ekonomisë botërore në të njëjtat kushte, sipas simulimeve të Bankës Botërore.

Në raportin, “Vlerësimi i konkurrueshmërisë tregtare të Shqipërisë” (Vlerësimi i konkurrueshmërisë tregtare të Shqipërisë: Drejt një tregtie me produktivitet më të lartë, vende pune më të mira dhe rritje ekonomike”), institucioni financiar ndërkombëtar ka modeluar tre skenarë për të vlerësuar ekspozimin e ekonomisë shqiptare ndaj goditjeve të jashtme, në kushtet e varësisë në rritje nga të ardhurat e turizmit.

Në të tre skenarët, eksportet shqiptare do të pësonin një rënie prej 8.4–8.9%, afërsisht trefishi i tkurrjes së eksporteve në nivel global. Simulimet kombinojnë dobësimin e kërkesës dhe kufizimet e ofertës në sektorët e akomodimit, shërbimit ushqimor dhe argëtimit me rritjen e kostove të transportit ndërkombëtar. Përmasat e goditjes janë kalibruar për të përafruar tkurrjen fillestare të ekonomisë globale gjatë pandemisë së Covid-19.

“Shqipëria është dukshëm më e ekspozuar se ekonomia mesatare ndaj ndërprerjeve të njëkohshme në turizëm dhe udhëtimet ndërkombëtare”, vlerëson Banka Botërore në raport. Shërbimet përbënin 82% të eksporteve totale të Shqipërisë në vitin 2024, më shumë se dyfishi i mesatares së Ballkanit Perëndimor, vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Bashkimit Europian.

Brenda eksporteve të shërbimeve, pesha e udhëtimeve është rritur nga 50.8% në vitin 2020 në 69% në vitin 2024. Shërbimet e transportit përbëjnë kategorinë e dytë më të rëndësishme, ndërsa pesha relative e shërbimeve të biznesit është reduktuar me rimëkëmbjen e turizmit.

Përqendrimi i eksporteve nuk kufizohet vetëm te shërbimet. Në tregtinë e mallrave, veshjet dhe këpucët përbënin rreth 37% të eksporteve në vitin 2025. Sipas raportit, këto aktivitete karakterizohen nga intensiteti i lartë i përdorimit të fuqisë punëtore dhe përmbajtja e ulët teknologjike.

Eksportet shqiptare janë rritur mesatarisht me 7.6% në vit gjatë periudhës 2001–2025, ndërsa pesha e tyre në ekonomi është pothuajse dyfishuar, nga 19% e PBB-së në vitin 2000 në 37.1% në vitin 2025.

Banka Botërore rekomandon diversifikimin e eksporteve drejt produkteve me vlerë të shtuar më të lartë dhe shërbimeve të palidhura me udhëtimet, veçanërisht teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, financës dhe shërbimeve të specializuara të biznesit. Institucioni sqaron se rezultatet e simulimeve nuk përbëjnë parashikime për ecurinë e ekonomisë shqiptare, por ilustrojnë shkallën e ekspozimit të saj ndaj një krize të mundshme globale të turizmit./ N.Maho

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027

Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve në rrugët kryesore të Tiranës janë rritur me 5.5% krahasuar me 2024. Çmimet mesatare të qirave të dyqaneve pë...

5 hours më parë 4 Min Lexim

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe struktura e një ekonomie që g...

5 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!