Kryesore

Veliaj emëron Halit Valterin drejtor të IMT

11:29 - 27.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar ish-deputetin Halit Valteri në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës.

Valteri do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e strukturës që mbikëqyr zbatimin e ligjit në territor, kontrollin e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Ai zë vendin e Rigers Sheqerit, i cili u shkarkua nga detyra e kryeinspektorit më 21 nëntor 2026. Vendimi në fjalë që merret nga Veliaj teksa ndodhet pas hekurave, vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku janë prekur edhe drejtues të tjerë të strukturave bashkiake.

Javë e kaluar, Veliaj largoi edhe drejtoreshën e kopshteve e çerdheve Zhaneta Beqiri. Në vend të kësaj të fundit, u emërua Arjola Byzyka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.