Skip to content
27 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen…

ShkodraWeb 27 November, 2026
policia-shkoder

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është konstatuar mbrëmjen e kaluar në portën e jashtme të një banese në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Objektiv i këtij veprimi dyshohet se ka qenë Emiljan Gjonaj, i cili merret me ndërtim. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer, ndërsa pas konstatimit të saj është njoftuar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë masat për garantimin e sigurisë.

Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë, të cilët kanë bërë trajtimin e lëndës plasëse për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit. Sipas burimeve nga vendngjarja, Emiljan Gjonaj ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet edhe një pallat nga ana e tij, çka ka ngritur dyshimet se vendosja e tritolit mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij në këtë sektor.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e një kërcënimi ndaj ndërtuesit, por deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi motivet e ngjarjes. Fakti që lënda plasëse nuk shpërtheu ka shmangur pasoja të mundshme. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë zbuluar. /BW/

Post navigation

Previous: RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth

TË FUNDIT

prekal inerte rruge 2023

RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth

ShkodraWeb 27 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 27 nëntor 2026…

ShkodraWeb 27 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 27 nëntor 2026…

ShkodraWeb 27 November, 2026

TË FUNDIT

  • Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen… 27 November, 2026
  • RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth 27 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 27 nëntor 2026… 27 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 27 nëntor 2026… 27 November, 2026
  • Buxheti i shtetit për 2027-ën miratohet në Kuvend edhe në tërësi, 80 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim 27 November, 2026
  • EMRAT – I dënuar me 25 vite, i burgosuri në Burrel godet në kokë me ekspres kafeje inspektorin e burgut 26 November, 2026
  • Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit 26 November, 2026
  • Arrestohet në Shkodër 25- vjeçari nga Elbasani, u kap duke shpërndarë “mall” në afërsi të shkollave… 26 November, 2026
  • Urdhër- ndalimi për Vinçesk Pirolin, Policia e Shkodrës dyshon se është i përfshirë në ekzekutimin e ish- policit 26 November, 2026
  • Ndahet nga jeta ish- deputeti i PS-së, për rreth 53 vjet, ushtroi profesionin e mjekut… 26 November, 2026
  • Reshjet me intensitet mesatar në qarkun e Shkodrës, ja cilat janë problematikat e evidentuara deri tani 26 November, 2026
  • GJKKO jep vendimin, kryebashkiaku i Vau Dejësit do të kryejë në 100 orë pune në interes publik… 26 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia-shkoder

Ja kush ishte objektivi dhe pista ku po hetohet, tritol në Shkodër, por lënda plasëse nuk shpërthen…

ShkodraWeb 27 November, 2026
prekal inerte rruge 2023

RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth

ShkodraWeb 27 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 27 nëntor 2026…

ShkodraWeb 27 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 27 nëntor 2026…

ShkodraWeb 27 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.