Moderatori i emisionit ‘Kafe Shqeto’, Flavio Qarri, ka folur sot gjatë emisionit të tij për skandalin e përgjimeve në Shqipëri, duke denoncuar përdorimin e teknologjisë DPI dhe rrezikun që ajo paraqet për privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare.
Qarri deklaroi se, sipas informacioneve dhe materialeve me të cilat është njohur, operatorët e internetit janë detyruar të instalojnë këto sisteme dhe të kanalizojnë të gjithë trafikun e internetit drejt një qendre të vetme kontrolli pranë AKEP-it.
Ai ngriti akuza të rënda për përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe ish-kreut të AKEP-it, Gentian Sala, duke paralajmëruar se përgjimi mund të ketë prekur jo vetëm qytetarët dhe bizneset, por edhe institucionet shtetërore dhe ambasadat.
Qarri u shpreh se kjo situatë përbën një kërcënim serioz për të drejtat themelore dhe sigurinë e vendit, ndërsa e cilësoi atë si dëshmi të funksionimit të një mekanizmi kontrolli dhe përgjimi përtej çdo kufiri ligjor.
Niveli i përgjimit në Shqipëri ka arritur përtej të mendueshmes, përtej të pranueshmes, përtej të ligjshmes dhe, sigurisht, kjo ka bërë që të bien këmbanat e alarmit gati në çdo vend të Europës dhe të Perëndimit.
Vlora Hyseni, së bashku me mikun e saj, të denoncuar nga PLUG të mërkurën e kaluar, Gentjan Sala, kreu i Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Postare, kanë vendosur të instalojnë te çdo ofertues interneti i Shqipërisë paketa të DPI-së, të denoncuara më herët për rrezikshmërinë e tyre.
Jo vetëm i kanë detyruar këto firma që sigurojnë dhe ofrojnë internetin t'i instalojnë këto DPI, por i kanë detyruar ato që të gjithë trafikun e internetit të Shqipërisë ta kanalizojnë në një hinkë të vetme, ta çojnë të gjithin te AK EPI, te një qendër komande dhe kontrolli, duke u bërë ata nyja, pika nevralgjike e gjithë internetit në Shqipëri.
Edhe organet ligjzbatuese, edhe partnerët ndërkombëtarë janë tmerruar nga ky zbulim. Janë tmerruar absolutisht nga niveli i lartë i fyerjes së parametrave të sigurisë dhe, mbi të gjitha, i shkeljes së privatësisë së çdo qytetari shqiptar dhe i çdo të drejte bazike. Kanë hyrë në biznese, në shtëpi, në privatësinë më intime, kanë hyrë te celularët, kanë hyrë te kamerat e sigurisë, te ato të rrugës, kudo.
Nuk ka asnjë hapësirë, asnjë bit interneti të përdorur në mënyrë private, jo vetëm nga qytetarë të zakonshëm, jo vetëm nga bizneset e zakonshme, por nga askush. Mendo ambasadat: është kompromentuar, sipas një raporti konfidencial me të cilin ne jemi konsultuar, siguria jonë kombëtare dhe personale në të gjitha nivelet, nga SHISH-i, policia, prokuroria dhe çdo instancë tjetër që ju mendoni, deri te dhoma e gjumit. Deri aty janë futur.
Kështu që, miq të dashur, jemi sot para një situate ku tanimë e dimë që ky nuk është thjesht një regjim në letër, por ka vepruar si i tillë. Fatmirësisht, në këto momente që po flasim, është penguar ajo praktikë që ka zgjatur për shumë muaj, gati për disa vite.
Le të shpresojmë që ndoshta gjithçka të ndryshojë edhe më shumë nesër, sepse nesër është dita.
© SYRI.net
Rama lajkaton Marta Kosin pas u tërbua për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë
Gjykata Administrative shpall të paligjshme përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu
8 samite në një muaj për Ramën/ Shpenzime luksi për të mbrojtur stabilokracinë në kurriz të demokracisë