AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Amendamenti i minutës së fundit zgjat favoret fiskale për hotelet me 5 yje

Pas disa orësh debate, socialistët në Kuvend rrëzuan dhjetra amendamente të opozitës, por miratuan një propozim të deputetes Briseida Çakërri për zgjatjen e afatit për përjashtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje nga tatimi mbi fitimin, që u kontestua nga opozita si ‘favor për klientët e qeverisë”.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
17 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit
Parlamenti i Shqipërisë. Foto: Kuvendi i Shqipërisë Facebook.

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten me 80 vota Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2027, të cilat parashikojnë një sërë ndryshimesh në taksat kombëtare. Opozita votoi kundër dhe një  seri amendamentesh të dorëzuara prej saj u rrëzuan. Megjithatë, një amendament i minutës së fundit i dorëzuar nga një deputete e PS-së për lehtësimin e barrës fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje u miratua.

Amendamenti u propozua nga deputetja Briseida Çakërri dhe parashikon shtyrjen deri në dhjetor të vitit 2029 të afatit për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4 dhe 5 yje.

Opozita e konsideroi këtë amendament jotransparent dhe një favor të ‘klientëve të pushtetit”.

“Ndërkohë që i kanë premtuar KE që ligji i investimeve strategjike do të shfuqizohet, nga ana tjetër që në 2018 shtyjnë favoret për investitorët strategjikë,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku duke kontestuar procedurën jotransparente.

“Me një amendim që nuk është publikuar po përdoren deputetët për ligje që favorizojnë interesa të veçanta,” shtoi ajo.

Paketa ndryshon pesë ligje fiskale dhe përfshin disa masa që parashikojnë rritje të të ardhurave buxhetore me 23,8 miliardë lekë, ndërsa masa të tjera që çojnë në reduktim e tyre me 19,7 miliardë lekë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, vlerësoi efektin neto në rreth 3,8 miliardë lekë të ardhura shtesë, duke argumentuar se ndryshimet synojnë rishpërndarjen e barrës fiskale, lehtësimin e taksimit për shtresën e mesme, rritjen e kontributit nga të ardhurat më të larta dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, ndërsa për 14 kategori produktesh bazë ushqimore parashikohet normë e reduktuar prej 6%.

Pragu i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH për biznesin e vogël sulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, zgjerimin e fashës së tatimit 13% mbi pagat deri në 300 mijë lekë bruto në muaj dhe aplikimin e normës 30% për pagat mbi 700 mijë lekë.

Paketa parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant, por njëkohësisht dyfishon tarifën fikse të përdorur në formulën e taksës vjetore të automjeteve, duke përfshirë edhe automjetet e reja dhe ato elektrike, ndërsa taksa shtesë për automjetet luksoze rritet nga 21 mijë në 40 mijë lekë.

Gjithashtu, akciza e cigareve do të rritet gradualisht deri në vitin 2033, në përputhje me kalendarin e përafrimit me legjislacionin e BE-së.

 

Etiketa: Briseida ÇakërriBuxheti 2027Hotelet me 5 yjeJorida TabakuKuvendi i ShqiperisePaketa fiskalePartia Socialiste
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Amendamenti i minutës së fundit zgjat favoret fiskale për hotelet me 5 yje

11:48 | 27/11/2026
dominique de villepin 20100330 salon du livre de paris 2

Kush mund të flasë për Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë?

11:40 | 27/11/2026
photo 2026 11 26 16 01 19

Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE

08:13 | 27/11/2026
Nga Instagrami te gjykata: Skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Gjykata shpall fajtorë 8 nga 11 të pandehurit e dosjes së ndarë të Veliajt

18:11 | 26/11/2026
dsc 3403

Gjykata Kushtetuese pezullon gjobat 5 mijë lekëshe ndaj protestuesve

17:39 | 26/11/2026
mbledhje e klgj

KLGJ rrëzon kërkesën e ILD për masë ndaj gjyqtares së Beratit

15:05 | 26/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.