Bardhi dhe Balliu mund të rikthehen në Kuvend, Gjykata Administrative anulon përjashtimin 60-ditor

27 Nëntor 2026 | 11:45

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka shfuqizuar masën disiplinore të Kuvendit ndaj dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, duke e cilësuar të paligjshëm përjashtimin e tyre për 60 ditë nga aktiviteti parlamentar.

Vendimi i gjykatës rrëzon aktin nr. 15, të datës 12 tetor 2026, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, me të cilin dy deputetëve të opozitës u ishte ndaluar pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Përveç shfuqizimit të vendimit të Kuvendit, gjykata ka urdhëruar edhe ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të saj. Kjo do të thotë se Bardhi dhe Balliu mund t’i rikthehen menjëherë veprimtarisë parlamentare, pa qenë të detyruar të presin përfundimin e afatit 60-ditor të përjashtimit.

Në dispozitivin e vendimit, Gjykata Administrative përcakton shprehimisht shfuqizimin e masës së marrë ndaj dy ligjvënësve, si dhe zbatimin e menjëhershëm të vendimit.

Me këtë vendimmarrje, masa disiplinore e vendosur nga strukturat e Kuvendit ndaj dy deputetëve demokratë humbet fuqinë, duke u hapur atyre rruga për t’u rikthyer në punimet parlamentare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së

Halit Valteri është emëruar në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë së Tiranës, duke marrë drejtimin e një prej strukturave përgjegjëse...
11:17 | 27/11/2026

Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?

I ftuar këtë të premte në Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, historiani Dritan Egro ka zbërthyer arsyet se pse Ismail Qemali u vendos në...
10:54 | 27/11/2026

Marta Kos: Shqipëria ka vënë në zbatim 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos gjatë fjalës deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në vitin e fundit të periudhës 4-vjeçare të zbatimit...
10:52 | 27/11/2026