Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes. Në fjalimin e saj hapës ajo dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde. Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 80% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.