Mourinho, i prerë me Vinicius: Nëse nuk i pëlqen të ulet në stol, është problemi i tij

27 Nëntor 2026
12:15
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi i José Mourinhos po kalon një periudhë të shkëlqyer, me 10 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, vendin e parë në Champions League me pikë të plota dhe vetëm tri pikë larg Barcelonës në La Liga.

Një nga lajmet pozitive është rikthimi te goli i Vinicius Junior, i cili ndërpreu ndaj PSV-së një seri prej 11 ndeshjesh pa shënuar. Megjithatë, kjo nuk i garanton brazilianit vendin në formacionin titullar.

Në prag të ndeshjes me Alavés, trajneri portugez vlerësoi përmirësimin e tij: “Vini është përmirësuar, gjë që është normale. Më e vështira është të fitosh vlerësimin e grupit, pavarësisht nivelit të lojës. Shokët e skuadrës e kanë ndihmuar të ndërtojë lojën e tij. Ai i do shumë ata dhe Real Madridin. Dëshiron të ndihmojë dhe është në nivelin e duhur për të dhënë kontributin e tij. Por nëse do të luajë tani, kjo është një çështje tjetër”.

Mourinho dha edhe një mesazh të qartë për yjet e skuadrës, përfshirë Mbappé dhe Bellingham: “Mbappé, Bellingham dhe Vinicius janë të gjithë në të njëjtin nivel. Nëse një ditë përfundojnë në stol dhe kjo nuk iu pëlqen, është problemi i tyre. Grupi ka një objektiv kolektiv që vjen përpara objektivave individualë. Edhe ata duhet ta ruajnë këtë frymë. Gjithçka tjetër është dytësore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit