Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

    OKB ngre alarmin: Uria kërcënon 16 zona në botë, rrezik për krizë të rëndë humanitare

    Halit Valteri emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera
    Aktualitet

    Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

    November 27, 2026
    Screenshot

    Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 75,3% në qarkun e Durrësit dhe me 25,7% në atë të Tiranës gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026. Në të kundërt, në dhjetë qarqet e tjera të vendit, të marra së bashku, aksidentet janë reduktuar me 13,6%.

    Të dhënat e publikuara këtë të premte nga INSTAT tregojnë se nga janari deri në fund të tetorit në Shqipëri janë regjistruar 1.193 aksidente me pasoja në njerëz, nga 1.144 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    E gjithë rritja në shkallë kombëtare vjen nga dy qarqet, Tirana dhe Durrësi, ku janë regjistruar 147 aksidente më shumë se një vit më parë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit numri i tyre është reduktuar me 98.

    Përkeqësimi më i madh i statistikave evidentohet në Durrës, ku numri i aksidenteve është rritur nga 77 në 135, ndërsa ai i personave të vrarë dhe të plagosur nga 120 në 182.

    Në qarkun e Tiranës janë regjistruar 435 aksidente, kundrejt 346 një vit më parë, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ose janë plagosur është rritur nga 433 në 529.

    Dy qarqet përqendrojnë tashmë 48% të aksidenteve rrugore në Shqipëri, nga 37% që përbënin një vit më parë.

    Në krahun tjetër, rënia më e madhe e aksidenteve është regjistruar në Berat me 74%, Dibër me 60% dhe Shkodër me 44%. Përmirësim të statistikave kanë shënuar edhe Korça, Elbasani dhe Lezha, ndërsa rritje të aksidenteve, krahas Tiranës dhe Durrësit, është regjistruar në Gjirokastër, Kukës, Vlorë dhe Fier.

    Vetëm gjatë tetorit janë regjistruar 103 aksidente në shkallë vendi, nga 116 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për të njëjtën periudhë, numri i personave të vrarë dhe të plagosur ka rënë nga 164 në 131.

    Sipas INSTAT, sjellja e drejtuesve të automjeteve ka qenë shkak për 89,3% të aksidenteve gjatë tetorit, ndërsa grupmosha 25–34 vjeç përbën rreth një të katërtën e rasteve.

    E mërkura dhe e premtja rezultojnë ditët me numrin më të lartë të aksidenteve, ndërsa mbi 26% e rasteve janë regjistruar nga ora 19:00 deri në mesnatë./skyweb.al

    aksidenteve numri rritet Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

    November 27, 2026

    OKB ngre alarmin: Uria kërcënon 16 zona në botë, rrezik për krizë të rëndë humanitare

    November 27, 2026

    Halit Valteri emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit 

    November 27, 2026

    Aksident i shumëfishtë në Zvicër, përplasen 37 automjete në autostradë, 10 të plagosur

    November 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.