Kategoria e Parë në RTSH/ Fusha e rënduar, Sopoti-Bylis spostohet në Kavajë
Ndeshja Sopoti-Bylis, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, nuk do të luhet në stadiumin e Librazhdit, por në Kavajë. Rëndimi i fushës nga kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që klubi librazhdas të bëjë këtë zgjedhje për sfidën me Bylisin.
“Ju bëjmë me dije se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe rëndimit të gjendjes së fushës së stadiumit në Librazhd, ndeshja Sopoti–Bylis do të luhet në kompleksin sportiv të vjetër Kavajë. Ndeshja do të luhet më datë 28 nëntor, në orën 13:30. Ky ndryshim bëhet për të garantuar kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të takimit dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të fushës sonë. Falenderojmë tifozët dhe sportdashësit tanë për mirëkuptimin”, – shkruhet në njoftimin e klubit të Sopotit në faqen zyrtare.
Sopoti ka bërë një ndryshim në stol, ku vendin e Rrahman Hallaçit e ka zënë Lorenc Pashja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



