Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama në përmbyllje me Kos: Jo dhurata; do t’i përmbushim pikë-për-pikë, jo për zysha, por për vendin

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Rama në përmbyllje me Kos: Jo dhurata; do t'i përmbushim pikë-për-pikë, jo për zysha, por për vendin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Në fokus të deklaratave ishin procesi i integrimit europian, objektivi për përmbylljen e detyrimeve deri në vitin 2027, ulja e tarifave të roaming për qytetarët dhe bizneset e rajonit, si dhe investimet në infrastrukturë, energji dhe rrjetet digjitale.

Rama njoftoi se regjimi i roaming-ut po shtrihet edhe për qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor, por edhe për qytetarët që vizitojnë vendet e rajonit. “Synimi ynë është që në vitin 2027 qytetarët tanë të kenë tarifa të reduktuara të roaming-ut. Ne jemi edhe përdorues aktivë të telefonave. Do të jetë një kursim i madh gjatë vitit 2027, të cilin qytetarët do ta ndiejnë”, deklaroi ai.

Duke folur për investimet dhe inovacionin, Rama tha se konferenca e zhvilluar një ditë më parë shfaqi të gjithë potencialin e rajonit dhe krijoi mundësi për ndërveprim me bizneset. Ai theksoi se Bashkimi Europian, përmes Komisionit Europian dhe nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin, po eksploron hapa të tjerë drejt integrimit të përbashkët. “Koridoret e transportit, interkoneksionet energjetike dhe rrjetet digjitale janë investime në aftësinë e ekonomive tona për të tregtuar dhe për t’u rritur së bashku”, u shpreh kryeministri.

Rama bëri të ditur se diskutimet me Komisioneren shkuan përtej zbatimit të Planit të Rritjes, duke e vënë vitin 2027 si objektiv të qartë për Shqipërinë. “Si përfundim, ne kemi një qartësi të plotë mbi vitin 2027. Komisionerja thotë se 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin Europian. Për ne po ashtu… Ne nuk do të lëmë asgjë mangët nga ana jonë, duke plotësuar pikë për pikë detyrat që kemi,” theksoi ai.

Ai shtoi se çdo detyrë e përmbushur në funksion të anëtarësimit në BE është një hap drejt modernizimit, përmbylljes së shtetbërjes dhe konsolidimit të institucioneve: “Çdo detyrë e kryer në funksion të anëtarësimit në BE është një detyrë e kryer në funksion të modernizimit të Shqipërisë dhe përmbylljes së shtetbërjes, konsolidimit të institucioneve në Shqipëri.” Në përmbyllje, Rama falënderoi Komisioneren Marta Kos për bashkëpunimin dhe i uroi Vitin e Ri.

Previous Post

Rama S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave; i përmbushim pikë-pikë, jo për zyesha por për nesërmen e vendit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al