“2027-a, viti i Shqipërisë”, Rama: Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra, por të përmbushim detyrat në maksimum
Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka një vizion të qartë për vitin 2027, duke e cilësuar përmbushjen e detyrave të integrimit europian si një domosdoshmëri për modernizimin e vendit dhe konsolidimin e institucioneve, dhe jo thjesht si një proces formal drejt Brukselit.
Duke iu referuar vlerësimit të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e ka cilësuar vitin 2027 si “vitin e Shqipërisë” për Komisionin Europian, Rama theksoi se vendi nuk kërkon favore apo rrugë të shkurtra, por është i vendosur të përmbushë çdo kriter me meritë.
“Ne kemi një qartësi të plotë për vitin 2027. Komisionerja thotë se 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin Europian. Për ne, çdo vit është viti i Shqipërisë dhe nuk ka si të jetë viti i dikujt tjetër. Ajo që është e sigurt është se ne nuk do të lëmë asgjë mangët nga ana jonë për të përmbushur detyrat që kemi, sepse këtë na e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e vendit tonë. Na imponohet që t’i kryejmë këto detyra pikë për pikë.
Detyrat që kemi në funksion të anëtarësimit në BE janë njëkohësisht në funksion të modernizimit të Shqipërisë, përmbylljes së shtetbërjes europiane dhe konsolidimit të institucioneve. Diferencën e bëjnë institucionet. Ato janë ato që na dallojnë ende nga vendet të cilave duam t’u ngjajmë sa më shumë. Ne nuk kërkojmë asnjë dhuratë, asnjë rrugë të shkurtër dhe as mbyllje sysh.
Kërkojmë vetëm të marrim përsipër detyrat tona dhe t’i përmbushim ato në maksimum. Marta, edhe një herë, meqë kjo është vizita jote e fundit për këtë vit, të falënderoj për gjithçka që ke bërë për ne, për Shqipërinë dhe për rajonin, së bashku me ekipin tënd. Uroj që viti i ri të jetë më i miri i të gjithë viteve për ty, sepse sa më i mirë të jetë për ty, aq më i mirë do të jetë edhe për ne, në funksion të objektivit të shqiptarëve, që është integrimi në BE”, tha Rama.
3 operacione në Fier dhe Lushnje, 4 në pranga dhe 1 në kërkim! Gjenden armë dhe maska të dyshuara për përdorim në ngjarje kriminale
Rama zbardh diskutimet nga Samiti: Shqipëria merr 15% fonde shtesë nga Plani i Rritjes
Hapen arkivat! Pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që krijoi shtetin shqiptar?
- 12:41 3 operacione në Fier dhe Lushnje, 4 në pranga dhe 1 në kërkim! Gjenden armë dhe maska të dyshuara për përdorim në ngjarje kriminale
- 12:35 Rama zbardh diskutimet nga Samiti: Shqipëria merr 15% fonde shtesë nga Plani i Rritjes
- 12:18 Messi konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e lamtumirës së Carlos Tevez, a do të përballet me Ronaldon?
- 12:16 Gjest fisnik i Hansi Flick, trajneri i Barcelonës u dhuron punonjësve të klubit bonusin e fituar nga triumfi në La Liga
- 12:10 OKB-ja: Kriza ushqimore pritet të përkeqësohet në 16 vende, Sudani dhe Jemeni më të rrezikuarit
- 12:08 Gripi i shpendëve po përhapet me ritmin më të ngadaltë në Evropë që nga 2020-ta