Viti 2027, i rëndësishëm për Shqipërinë/ Rama me Marta Kos: S’kërkojmë asnjë dhuratë apo mbyllje sysh, do plotësojmë detyrat!

Në një konferencë për shtyp së bashku me Komisioneren për Zgjerimin, pas Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, kryeministri Edi Rama, theksoi se viti 2027 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar angazhimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të dhëna nga BE.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se reformat që lidhen me anëtarësimin nuk janë thjesht detyrime ndaj Brukselit, por shërbejnë mbi të gjitha për modernizimin e vendit dhe forcimin e institucioneve.

Të lidhura

None found

Rama shtoi se Shqipëria nuk kërkon favore apo trajtim të veçantë BE, por synon të përmbushë maksimalisht detyrat dhe kriteret e kërkuara për anëtarësim.

Sipas tij, “mangësitë e institucioneve janë ato që na dallojnë nga vendet që duam t’u ngjajmë”.

“Komisionerja thotë që, e dëgjuat edhe dje, që 2027 do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin, për ne po ashtu, por pak por e sigurt është që ne nuk do të lëmë asgjë mangut nga ana jonë duke i plotësuar pikë për pikë detyrat jo se na i kërkon zysha, por e nesërmja e fëmijëve tanë.

E nesërmja e vendit tonë na imponon që t’i bëjmë pikë për pikë këto detyra sepse cdo detyrë në funksion të anëtarësimit është një detyrë në funksion të modernizimit të Shqipërisë, të përmbylljes së shtetbërjes evropiane dhe konsolidimit të institucioneve në Shqipëri.

Në fund diferencën e bëjnë institucionet dhe mangësitë e tyre janë ato që na dallojnë akoma nga vendet që duam t’u ngjajmë sa më shumë dhe më mirë. Nuk kërkojmë asnjë dhuratë, bypass, mbyllje të syve, ne kërkojmë vetëm të marrim maksimumin e detyrave dhe ti plotësojmë në maksimum”, tha Rama.


Shtuar më 27.11.2026 12:51

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet giriş