Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

Editor by Editor
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka tejkaluar në vetëm 10 muaj të vitit 2026 numrin e përgjithshëm të pasagjerëve të regjistruar gjatë gjithë vitit 2025, duke vendosur një rekord të ri historik në transportin ajror shqiptar.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ekofin.al, gjatë muajit tetor 2026 aeroportin e kanë përdorur 1,229,258 pasagjerë, me një rritje prej 17.2% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur u regjistruan 1,048,706 pasagjerë.

Kështu, gjatë tetorit të këtij viti aeroportin e kanë përdorur mbi 180 mijë pasagjerë më shumë se vitin e kaluar, duke konfirmuar vijimin e ritmeve të larta të rritjes së trafikut ajror edhe pas përfundimit të sezonit veror.

Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj

Për periudhën janar–tetor 2026, numri i përgjithshëm i pasagjerëve që kanë përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ka arritur në 12,049,184, kundrejt 10,077,002 pasagjerëve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja vjetore për 10-mujorin rezulton në 19.6%, ose rreth 2 milionë pasagjerë më shumë.

Gjatë gjithë vitit 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi 11,640,044 pasagjerë. Praktikisht, TIA ka tejkaluar rekordin e vitit të kaluar me mbi 409 mijë pasagjerë.

Muaji gusht mbetet deri më tani muaji me trafikun më të lartë gjatë vitit 2026, me mbi 1.7 milionë pasagjerë, i ndjekur nga korriku me 1.65 milionë, qershori me 1.46 milionë dhe shtatori me 1.45 milionë pasagjerë.

Rriten udhëtimet drejt destinacioneve jashtë vendit

Një tendencë që po evidentohet gjatë muajve të fundit është rritja e flukseve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt destinacioneve ndërkombëtare, duke reflektuar edhe interesin në rritje të shqiptarëve për të udhëtuar jashtë vendit.

Gjatë tetorit, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës janë nisur drejt destinacioneve jashtë Shqipërisë 636,577 pasagjerë, ndërsa në mbërritje janë regjistruar 592,681 pasagjerë.

E njëjta tendencë është evidentuar edhe gjatë gushtit dhe shtatorit. Në tre muajt gusht–tetor, nga aeroporti janë nisur mbi 232 mijë pasagjerë më shumë sesa kanë mbërritur.

Për të gjithë 10-mujorin, në hyrje janë regjistruar 6,016,947 pasagjerë, ndërsa në dalje 6,032,237 pasagjerë.

Zgjerimi i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave, konkurrenca mes kompanive ajrore dhe çmimet më konkurruese të biletave po krijojnë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët shqiptarë, si për pushime dhe turizëm, ashtu edhe për qëllime biznesi.

Mbi 70 mijë fluturime në 10 muaj

Rritja e numrit të pasagjerëve është shoqëruar edhe me një shtim të konsiderueshëm të lëvizjeve ajrore.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ekofin.al, gjatë tetorit 2026 në TIA janë regjistruar 7,600 ngritje dhe ulje avionësh, kundrejt 6,168 në tetor të vitit 2025, me një rritje prej 23.2%.

Në total, gjatë periudhës janar–tetor 2026 janë regjistruar 70,408 lëvizje ajrore, nga 60,710 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 16%.

Edhe në këtë tregues, TIA ka tejkaluar në vetëm 10 muaj performancën e gjithë vitit 2025, kur u regjistruan 69,896 lëvizje ajrore.

Nëntori nisi me rekord, pritet fluks i lartë për festat kombëtare

Edhe muaji nëntor ka nisur me ritme të larta të trafikut ajror. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të muajit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi rreth 300 mijë pasagjerë.

Vetëm më 1 nëntor, përmes aeroportit udhëtuan 38,670 pasagjerë, ndërsa u realizuan 226 fluturime, duke shënuar një rekord për këtë periudhë të vitit.

Një fluks i shtuar udhëtarësh pritet edhe gjatë kësaj fundjave të festave të 28 dhe 29 Nëntorit, si nga shqiptarët që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit për të kaluar ditët e pushimit, ashtu edhe nga bashkatdhetarët që kthehen në Shqipëri për festat kombëtare.

Kjo ecuri pritet ta çojë nëntorin drejt një tjetër rekordi mujor, duke zgjeruar më tej diferencën me një vit më parë, kur gjatë këtij muaji aeroportin e përdorën 765,890 pasagjerë.

Investime prej 40 milionë eurosh, zgjerohen pista dhe kapacitetet e aeroportit

Paralelisht me rritjen e trafikut ajror, Kastrati Group po vijon një tjetër cikël investimesh prej 40 milionë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndërhyrjeve në pistën e aeroportit, zgjerimit dhe modernizimit të sipërfaqeve operacionale, me synim rritjen e kapaciteteve për përballimin e një numri më të madh fluturimesh.

Programi i investimeve përfshin zgjatjen e pistës në 3,000 metra dhe zgjerimin e kapaciteteve të parkimit të avionëve.

Për të minimizuar ndikimin në aktivitetin aeroportual, punimet gjatë periudhës 9–27 nëntor janë organizuar në 12 net, duke mundësuar vijimin e fluturimeve gjatë ditës.

Në realizimin e këtyre ndërhyrjeve janë angazhuar 380 profesionistë, përfshirë 50 inxhinierë, ndërsa në dispozicion të tyre janë vënë 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante për prodhimin e asfaltit.

Programi i investimeve përfshin gjithashtu zgjerimin e terminalit, shtimin e portave të imbarkimit, modernizimin e sistemeve të sigurisë, digjitalizimin e shërbimeve aeroportuale dhe shtimin e hapësirave të parkimit.

Investimet synojnë jo vetëm përballimin e flukseve aktuale, por edhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme për rritjen e mëtejshme të trafikut ajror në vitet e ardhshme.

Me mbi 12 milionë pasagjerë në vetëm 10 muaj, një rrjet në zgjerim destinacionesh ndërkombëtare dhe investime të vazhdueshme infrastrukturore, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po konsolidon pozicionin e tij si aeroporti më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe një ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes në Europë.

Previous Post

Marta Kos: Shqipëria mund të nënshkruajë traktatin me BE në 2028; Rama: 27 vende duhet të bien dakord

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al