“Qeveria e re, mundësi për fokus drejt BE-së”/ Kos nga Samiti në Tiranë: Do vizitoj më Kosovën në dhjetor që ta çojmë përpara këtë proces Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni Europian nuk i ka kryer asnjë pagesë Serbisë që prej muajit janar, për shkak të mungesës së rezultateve në zbatimin e reformave.
Gjatë fjalës së saj hapëse në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet këtë të premte në Tiranë, Kos bëri të ditur gjithashtu se përfaqësues të Listës Studentore në Serbi kanë marrë këshilla nga Komisioni Europian për mënyrën e strukturimit të reformave, me qëllim përfitimin sa më të madh nga Plani i Rritjes.
“Për Serbinë, axhenda e reformave u hartua së bashku me qeverinë e mëparshme që nuk ofroi rezultate. Komisioni nuk i ka bërë asnjë pagesë Beogradit që nga janari dhe tani ekziston mundësia për një fillim të ri. Ne kemi ofruar këshilla me përfaqësuesit e Listës Studentore se si mund të strukturohen reformat që të merren sa më shumë nga plani i rritjes”, tha Kos
Top Channel