“Nuk i kemi bërë asnjë pagesë Beogradit që nga janari”/ Marta Kos: Lista studentore ka marrë këshillat tona për strukturimin e reformave Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi formimin e qeverisë së re në Kosovë si një mundësi për të rifokusuar përpjekjet drejt integrimit europian.
Gjatë fjalës së saj në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet në Tiranë, Kos iu drejtua Albin Kurtit, duke theksuar se institucionet e reja duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të avancuar reformat dhe për të përfituar më shumë fonde nga Plani i Rritjes.
Ajo njoftoi gjithashtu se do të vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit për të vijuar punën përpara në këtë proces.
“Në Kosovë i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga plani i rritjes dhe për të marrë më shumë fonde. Do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit që të çojmë më tej këtë proces tashmë që i keni të gjitha institucionet. Bosnje-Hercegovina ka nevojë që të ratifikojë marrëveshjet e duhura që të marrë nga Plani i Rritjes”, tha Kos.
Top Channel